Presidenti Meta ngushëllon Turqinë pas tërmetit

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka ngushëlluar Turqinë për viktimat e mbrëmjes së kaluar pas tërmetit tragjik i cili ndodhi në disa provinca turke e që shkalla e saj arriti 6.8.

Dhjetëra tërmete të tjera janë shënuar që nga nata e kaluar e deri më sot.

Për këto ngjarje të cilat po ndodhin në Turqi ka reaguar edhe Presidenti shqiptar, Ilir Meta.

Meta me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook” ka thënë se ndjejnë shqetësim dhe dhimbje për situatën e krijuar.

“Shumë i tronditur nga viktimat në njerëz, ju shpreh ngushëllimet më të ndjera familjarëve e të dashurve të tyre, të gjithë popullit turk dhe Presidentit Recep Tayyip Erdoğan, duke u lutur që të mos ketë të tjera humbje jetësh. Të gjithë të lënduarve nga kjo fatkeqësi natyrore ju uroj shërim sa më të shpejtë. Në këto momente tepër të vështira, unë dhe populli shqiptar jemi në krah të Turqisë mike!”, ka shkruar Meta.

Kujtojmë se edhe Shqipëria ishte goditur nga një tërmet i rëndë mëngjesin e 26 nëntorit, ku mbetën të vdekur dhjetëra persona.

Turqia kishte premtuar se do të ndërtonte 500 shtëpi për shtetin shqiptar pas tërmetit ku mori jetën e dhjetëra personave, u lënduar rreth 1 mijë e shumë ndërtesa u rrëzuan.