Presidenti i Ukrainës hedh poshtë ofertën e SHBA-së për evakuim

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky hodhi poshtë një ofertë të Uashingtonit për ta ndihmuar në evakuimin e tij nga Ukraina, thonë mediat amerikane.

Zelensky tha “lufta është këtu. Unë kam nevojë për municion, jo një udhëtim”, raportoi Associated Press, duke cituar një zyrtar të lartë të inteligjencës me njohuri të drejtpërdrejta të kwsaj bisede.

Washington Post kishte cituar gjithashtu zyrtarë amerikanë dhe ukrainas të cilët thanë se qeveria amerikane ishte e përgatitur për ta ndihmuar zotin Zelensky.

Zelensky është vlerësuar gjerësisht në rrjetet sociale për reagimin e tij ndaj pushtimit rus. Ish-aktori komedian kishte mbajtur më herët një fjalim emocionues në të cilin u zotua se do të vazhdojë të luftojë, duke thënë: “Kur të na sulmoni, do t’i shihni fytyrat tona, jo shpinën tonë”.

Ai kishte postuar gjithashtu një video të vetë-xhiruar më herët të premten, duke e shfaqur vetën e tij dhe ndihmësit e tij kryesorë në kryeqytet, duke hedhur poshtë raportet se ai ishte larguar nga Kievi.

“Ne jemi të gjithë këtu,” tha ai. “Dhe do të qëndrojmë kështu.”/BBC