Andrzej Duda - Foto: screen shot

Presidenti i Polonisë rezulton sërish pozitiv për COVID-19

Presidenti polak Andrzej Duda ka rezultuar pozitiv me koronavirus, pasi disa prej njerëzve të rrethit të tij të ngushtë rezultuan më parë të infektuar. Lajmi u njoftuan të mërkurën nga një prej ndihmësve kryesorë të zotit Duda.

“Presidenti ndihet mirë, nuk është i sëmurë rëndë dhe është nën mbikëqyrjen e vazhdueshme të mjekëve”, shkruate në Twitter ndihmësi i presidentit, Pawel Szrot. Ai tha se presidenti ishte vetizoluar.

Kjo është hera e dytë që zoti Duda infektohet me koronavirus, hera e fundit ishte në tetor të 2020-s.

Ditët e fundit Polonia ka raportuar një numër më të ulët infeksionesh të reja me COVID-19, por shifrat ka të ngjarë të jetë ndikuar nga një reduktim i testimeve gjatë festave.

Varianti Omicron nuk është përhapur ende shumë në Poloni. Ministria e Shëndetësisë tha të martën se ai ishte përgjegjës për rreth 2.5% të infeksioneve në vend dhe se pritej të bëhej dominues deri në fund të muajit./VOA