Premtimi i PDK-së: Do të vaksinojmë 70% të popullatës deri në fund të verës

Sekretari i PDK-së, Uran Ismaili, ka thënë se kjo parti në planprogram e ka vaksinimin e 70% të popullatës për COVID-19 deri në fund të verës.

“Me planin e Rimëkëmbjes ne do të vëmë pandeminë nën kontroll që ti kthehemi jetës normale. Duke ndjekur trendin e Bashkimit Europian do të vaksinohet 70% e popullatës deri në fund të verës”, ka thënë ai përmes një video në Facebook.

Ai ka kërkuar në lidhje me këtë çështje mbështetjen e qytetarëve në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ismaili ka qenë ministër i Shëndetësisë në kohën e qeverisjes PDK-AAK-Nisma.

PDK kandidat për kryeministër e ka u.d. kreytarin e kësaj partie, Enver Hoxhaj. PDK në këto zgjedhje garon me sloganin #Rimëkëmbje.

Zgjedhjet nacionale në vend do të mbahen më 14 shkurt.