Postierit ia grabisin veturën, dy telefona dhe paratë

Një punëtor i postës së shpejt përderisa ishte duke dërguar një porosi, 3 të dyshuar nën kërcënimin e armës ia kanë marrë veturën, dy telefona dhe para.

Rasti ka ndodhur në Ballaban të Prishtinës.

Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe pas disa veprimeve hetimore vetura është gjetur, më pas iu është kthyer viktimës.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.