Ilustrim

Konfiskohet një revole me fishekë në një pikë kontrolli në Prishtinë - FOTO

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka shoqëruar në polici një 50 vjeçar me inicialet M. P., dhe ka konfiskuar një revole me 16 fishekë.

Ngjarja ka ndodhur në Prishtinë, ku policia në një pikë kontrolli dje rreth orës 18:00 kishte ndaluar një veture dhe pas kontrollit të personave që gjendeshin brenda kishte gjetur armë e cila mbahej pa autorizim.

I dyshuari prej të cilit është konfiskuar arma sipas policisë, i njëjti është shoqëruar në stacion dhe është iniciuar rasti mbajtje në pronësi të paautorizuar të armës ndërsa me konsultim me prokurorin i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

 

Arma e konfiskuar nga policia, Foto: Policia e Kosovës