Policia e Kosovës

Policia sekuestron tri armë zjarri në rajonin e Prishtinës

Policia e Kosovës ka arrestuar tre qytetarë dhe ka konfiskuar tre armë zjarri në rajonin e Prishtinës gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas njoftimi të Policisë, në njërin rast personi është arrestuar në Podujevë pasi që dyshohej për sulm. B.A., 32-vjeç ishte i përfshirë në sulmin e ndodhur në fshatin Letanc. Atij i është konfiskuar një armë dhe një karikator.

Në rastin e dytë, Policia kishte konfiskuar një pistoletë, një karikator dhe shtatë fishekë. Ndaj të dyshuarit është iniciuar rast për armëmbajtje pa leje.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në rastin e tretë ka arrestuar I.M., 30-vjeç, i dyshuar për vrasje në tentativë dje në Gllobarë të Drenasit.

“Lidhur me këtë rast policia ka identifikuar dy persona të dyshuar. Prezencën e njërit prej të cilëve  siguruar mbrëmë, ku dhe ka sekuestruar një armë zjarri”- thuhet në njoftim.