Policia në Gjykatën e Prizrenit. Foto: KALLXO.com

Policia rrethon Gjykatën në Prizren, pritet të mbahet seancë për të arrestuarit në rastin e grabitjes në Suharekë

Një numër i shtuar i zyrtarëve policorë janë parë sot në afërsi të objektit të Gjykatës Themelore në Prizren.

Aty sot nga ora 16:00 pritet që të mbahet seanca për t’u shqyrtuar kërkesa e caktimit të paraburgimit ndaj personave që dje mbetën të arrestuar në një aksion të Policisë së Kosovës.

Aksioni u krye pas hetimeve intensive të PK-së lidhur me rastin e grabitjes së argjendarisë në Suharekë.

Deri më tani për këtë rast janë arrestuar shtatë persona.

 

Ndryshe, më 22 nëntor ka ndodhur një plaçkitje e armatosur në një argjendari në qytetin e Suharekës. Në tentativën për ta parandaluar plaçkitjen, është plagosur një polic.

Nga ky incident, përveç një polici të plagosur, kishte mbetur edhe një tjetër i lënduar.

Lidhur me këtë, një aksion policor, në tri lokacione që përfshijnë Prishtinën, Fushë Kosovën e Carralevën, është realizuar dje në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren.

Nga ky aksion policor, një polic mbeti i lënduar, e që gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë, përderisa njëri nga të dyshuarit u neutralizua gjatë zhvillimit të aksionit policor.

Policia ka thënë se njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policorë duke ua rrezikuar drejtpërdrejt jetën e tyre.

Shkrepja e armës nga i dyshuari, sipas PK-së, bëri që të mbes i plagosur edhe zyrtar policor.

Më pas, policët që ishin prezent në vetëmbrojtje janë detyruar të përdorin forcën proporcionale, duke arritur të neutralizojnë një të dyshuar, përderisa katër të dyshuar të tjerë janë arrestuar.

Policia në Gjykatën e Prizrenit. Foto: KALLXO.com
Policia në Gjykatën e Prizrenit. Foto: KALLXO.com
Policia në Gjykatën e Prizrenit. Foto: KALLXO.com
Policia në Gjykatën e Prizrenit. Foto: KALLXO.com
Policia në Gjykatën e Prizrenit. Foto: KALLXO.com
Policia në Gjykatën e Prizrenit. Foto: KALLXO.com