Foto Ilustrim: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Policia raporton për dy persona të zhdukur

Policia e Kosovës ka njoftuar për dy persona, në dy komuna të ndryshme të Kosovës se kanë dal nga shtëpia dhe familjarët nuk kanë njohuri për vendndodhjen e tyre.

Sipas policisë, në fshatin Dobrushë, të Komunës së Istogut një person ka raportuar se axha i tij është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen e tij.

“Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e policisë.

Edhe në Lagjen 28 në Komunën e Fushë Kosovë më 11 shtator, një person ka raportuar se vajza e tij viktimë femër kosovare, është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen e saj.