
Policia po heton dyshimet për keqpërdorim me naftë në Teatrin Kombëtar
Policia e Kosovës është duke hetuar dyshimet për keqpërdorm të naftës për ngrohje në Teatrin Kombëtar të Kosovës.
Policia e Kosovës ka konfirmuar për Kallxo.com, se Drejtoria e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit është duke hetuar informacionet për keqpërdorim të shpenzimit të naftës për ngrohjen e TKK-së.
“Njoftojmë se Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion ka pranuar informacion për dyshime për keqpërdorim ne lidhje me shpenzimet e naftës për ngrohje nga Teatri Kombëtar i Kosovës. Informacioni është duke u trajtuar nga Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion –Prishtinë”, thuhet në përgjigjen e Policës së Kosovës për Kallxo.com.
Ministria e Kulturës nuk ka kthyer përgjigje në pyetet e Kallxo.com rrethe dyshimeve për keqpërdorim të naftës për ngrohje në TKK, deri në momentin e publikimit të shkrimit.
Kallxo.com mëson se Policia e Kosovës ka marrë informacionet për rastin nga Teatri Kombëtar rreth dyshimeve të ngritura për keqpërdorim të naftës, ndërsa është në pritje edhe të një përgjigje nga Ministria e Kulturës për këtë çështje.
Ndërkohë, MKRS ka formuar një komision i cili është duke e trajtuar çështjen e dyshimeve për keqpërdorim të naftës më Teatrit Kombëtar.
Ne janar të këtij viti janë ngritur dyshime rreth keqpërdorimeve të mundshme të naftës për ngrohje të Teatrit, çka shtyri MKRS-në të mblidhte informacione për të sqaruar shpenzimet enorme të naftës të bëra në TKK-në.