Gjilan, arrestohet i dyshuari për armë mbajte pa leje

Një burrë në Gjilan është arrestuar sot për armëmbajtje pa leje.

Policia ka njoftuar se gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një revole e llojit Sigsaver dhe gjashtë fishekë.

I dyshuari A.S. (viti i lindjes 1983), është arrestuar dhe shoqëruar në stacionin policor Gjilan ku është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.

Ndaj të njëjtit, Prokurori i shtetit ndaj të dyshuarit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë dhe ndaj tij do të ngritët kallëzim penal për veprat penale ‘’Mbajtje në pronësi, kontrollë ose posedim të paautorizuar të armëve’’.

Sipas Policisë, rasti do të procedohet në procedurë të rregullt në Prokurorinë Themelore.