Policia e Kosovës Foto: Shkodrane Dakaj/KALLXO.com

Ferizaj, arrestohet i dyshuari për armë dhe posedim të narkotikëve

Një 39-vjeçar është arrestuar për mbajtje të armës pa leje dhe posedim të lëndëve narkotike.

Rasti ka ndodhur në rrugën “28 Nëntori” në Ferizaj, rreth orës 18:45.

Policia e Ferizajt ka njoftuar se kjo ka ardhur pas një pune hetimore dhe kanë ndaluar automjetin e të dyshuarit.

“Gajtë kontrollimit të personave dhe automjetit, tek njëri person me inicialet K.E ( M/K) i moshës 39 vjeçar, është gjetur një armë zjarri, pistoletë me një karikator dhe 7 fishek , ndërsa janë gjetur edhe sasi e substancave narkotike të llojit marihuanë, një qese e vogël, një cigare e mbushur dhe një pako e letrave ( rizlla), ndërsa si provë materiale arma dhe substanca e narkotikëve janë sekuestruar”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia ka shtuar se i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pasi është intervistuar nga policët hetues, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore të Ferizajt është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore.

Policia tha se rasti është cilësuar ‘’Posedim i paautorizuar i narkotikeve , substancave psikotrope ose analoge & Mbajtje në pronësi , kontroll, ose posedim i paautorizuar i armës’’