Gazimestan, Obiliq 28.06.2024 Vidovdan

Policia për ‘Vidovdanin’: Nuk pati asnjë rast që ndikoi në mbarëvajtjen e manifestimeve përveç shoqërimit të një personi

Qytetarë të komunitetit serb shënuan sot (28.06.2024) festën religjioze ortodokse të Vidovdanit, e njohur ndryshe edhe si Beteja e Kosovës e viti 1389.

Për mbarëvajtjen e saj u përkujdes Policia e Kosovës e cila ka thënë se nuk është raportuar asnjë rast i cili ka ndikuar në prishjen e manifestimeve, përveç siç kanë cekur ata të një shoqërimi të një personi në stacionin policor për intervistim.

“Referuar informacioneve nga njësitet e angazhuar policore në teren nuk është raportuar asnjë rast i cili ka ndikuar në mbarëvajtjen e manifestimeve, përveç shoqërimit të një personi në stacion policor për intervistim sipas procedurave ligjore”- thuhet në njoftimin e Policisë.

Pas përfundimit të aktiviteteve në orët e pasdites të gjithë pjesëmarrësit janë shpërndarë të qetë, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Policia ka theksuar se mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe autorizimeve të saj ligjore, menaxhimin e situatës së sigurisë, zbatimin e Kushtetutës së Kosovës në funksion të garantimit të një mjedisi të qetë e të sigurt për të gjithë qytetarët pa dallim.

DIREKT – Përvjetori i ‘Vidovdanit’ – Arrestohet një person në Gazimestan