FOTO: Policia e Kosovës Kontrabandim i veturës, veri

Policia parandalon kontrabandimin e një ‘Mercedesi’ në veri

Policia e Kosovës ka arritur të parandaloj kontrabandimin e një veture në malet e fshatit Bistricë në veri të vendit, pranë pikës kufitare, Jarinjë e Poshtme.

Pesë persona të dyshuar e kishin ngarkuar veturën në një rimorkio me qëllim ikjes së obligimeve doganore dhe kishin hyrë në territorin e Kosovës.

Siç njoftojnë organet e rendit fillimisht në orët e para të mëngjesit gjatë vëzhgimit në brezin kufitar, Jarinjë e Poshtme kishin vërejtur lëvizje të dyshimta në atë zonë. Më pas kishin organizuar një plan taktik me qëllim ndalimit të automjetit, i cili rezultoi i suksesshëm.

Rasti është duke u trajtuar nga Drejtoria Rajonale Kufitare Veriu në koordinim me organet e drejtësisë dhe doganën.

Foto: Policia e Kosovës