Policia pa antiplumb – LIVE

Sonte në emisionin ‘Kallxo Përnime’ po transmetohet debati për problemet e brendshme të Policisë së Kosovës, për mungesën e jelekëve antiplumb e pajisjeve të tjera elementare të policëve.

Në debat do të flitet se kush po i kontrollon tenderët në Polici dhe cilat janë skandalet në prokurim?

Çfarë imazhi mori Policia pas fotografive të komandantëve të veriut të vendit me Millan Radojiçiqin në Serbi?

Çka thotë ish drejtori  Policisë për sulmet në veri të vendit?

A ka kapacitete Policia të përballet me kriza edhe nëse ka mungesë të pajisjeve?

Pjesë e debatit janë:  Rashit Qalaj – PDK, Enver Dugolli – LVV,  Valdet Hoxha – LDK dhe Kreshnik Gashi – KALLXO.com.