Protesta në Graçanicë

Policia njofton për protesta në disa komuna me shumicë serbe

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar për protestat që do të mbahen sot në disa komuna me komunitet serb.

Një nga këto komuna që aktualisht është duke protestuar është ajo e Graçanicës ku përball shtëpisë së kulturës janë mbledhur dhjetëra qytetarë.

KALLXO.com ka siguruar disa pamje nga protesta që është duke u mbajtur në Graçanicë, ndërsa burimet bëjnë me dije që protestë e njëjtë është duke u mbajtur edhe në Shterpcë.

Protesta në Graçanicë
Protesta në Graçanicë
Protesta në Graçanicë
Protesta në Graçanicë

Në komunikatë u njoftua se bazuar në informacionet dhe paralajmërimet për mbajtjen e protestave, Policia duke njohur të drejtën për tubime publike përmes protestës paqësore, sipas detyrës zyrtare ka bërë planifikimet e saja operacionale.

“Plani operacional i PK-së parasheh ndërmarrjen e masave operative policore, për t’u siguruar se mbarëvajtja e protestave/tubimeve të kalojë e qetë dhe pa incidente” – ka thënë Policia.

Tutje u tha se në bazë të detyrave zyrtare do të sigurohen për mbajtjen e rendit dhe sigurisë publike si dhe mbrojtjen e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës.

Po ashtu, nga ana e Policisë u ftuan qytetarët që të protestojnë në mënyrë të qetë dhe të mos bien pre e provokimeve të mundshme, të çfarëdo natyre qofshin ato.

Protesta janë paralajmëruar që do të mbahen edhe në Mitrovicën veriore nga ora 15:00.