Arlind Berisha i kërkuar nga policia, Foto: PK

Policia në Ferizaj kërkon ndihmë për gjetjen e 20 vjeçarit të dyshuar për grabitje e mashtrim

Policia në Ferizaj ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për gjetjen dhe arrestimin e një personi i cili është në kërkim nga ana e policisë.

“Drejtoria Rajonale e Policisë ne Ferizaj, kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen dhe arrestimin e Arlind Berisha, 20 vjeçar nga fshati Brestovc i Komunës së Rahovecit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia ka bërë të ditur se Arlind Berisha është në kërkim për grabitje dhe mashtrim, pasi që është përfshirë në tri raste të tilla.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur , të lajmëroj Policinë e Kosovës ,apo në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftim.

Arlind Berisha i kërkuar nga policia, Foto: PK