Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Policia ndalon një person nën dyshimin se kishte goditur me veturë një grua dhe kishte ikur nga vendi i ngjarjes

Një person është ndaluar në Prizren gjatë ditës së sotme, pasi që i njëjti dyshohet se me datë 16 dhjetor kishte goditur me veturë një grua.

Sipas Policisë së Kosovës ngjarja kishte ndodhur deri sa i dyshuari me veturë duke dalë nga një parking, ka goditur një grua, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, frakturë në dorë.

Fillimisht, drejtuesi i automjetit ishte ndalur në vendin e aksidentit, por që sipas Policisë, më pas duke mos i ofruar ndihmë viktimës, ishte larguar nga vendi i aksidentit.

“Zyrtar profesional nga hetimet e njësisë së komunikacionit rrugor në Prizren, e hetuan rastin duke bërë verifikimin e automjetit dhe personit, të njëjtit e ndaluan të dyshimtin A.B i lindur në vitin 2002, e intervistuan për shkaktimin e aksidentit me lëndime të rënda dhe ikje nga vendi i ngjarjes”, thuhet në njoftim.

Në lidhje me rastin është informuar prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që rasti të hetohet në procedurë të rregullt.