Ilustrim - Policia, falsifikim parash

Policia konfiskoi para të falsifikuara

Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të falsifikim të parave në 24 orët e fundit në Kosovë.

Rasti i parë ka ndodhur në Vushtrri për të cilin një zyrtare e një banke private ka informuar se nga një burrë është deponuar një monedhë prej 100 euro që dyshohet të jetë e falsifikuar.

Sipas Policisë, monedha është konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Për rastin tjetër në Mitrovicë, një zyrtare e bankës ka informuar se gjatë numërimit të parave ka hasur në monedhë prej 20 euro që dyshohet të jetë e falsifikuar.

Policia njofton se monedha është konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.