Foto: Policia e Kosovës, Facebook

Policia kërkon ndihmë për identifikimin e një të dyshuari për mashtrim

Policia në Prizren ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të identifikuar dhe lokalizuar një person që dyshohet për veprën penale “Mashtrim”.

Vepra dyshohet të jetë kryer më 11 janar 2024 në rrugën “Mursel Osmanaj” në Prizren.

Publikimi i fotografive të të dyshuarit dhe kërkesa për bashkëpunim janë bërë me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prizren.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacione për vendndodhjen e personit të kërkuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor” – thotë policia.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike për të kontaktuar Policinë e Kosovës janë: 192 dhe 080019999 (pa pagesë), 029 244 740 – Stacioni Policor në Prizren dhe e-mail adresa: [email protected].