Policia kërkon ndihmë për identifikimin e dy të dyshuarve për përfshirje në një rast në vitin 2023

Policia e Kosovës, sot (11.06.2024),  përmes një njoftimi ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e dy të dyshuarve duke publikuar fotografitë e tyre.

Sipas policisë, personat në fotografi, kërkohen për përfshirje në një rast, përdorim të armës apo mejtit të rrezikshëm, që ka ndodhur në qershor të vitit 2023.

Stacioni policor, Qendra në Prishtinë këtë kërkesë thonë se e kanë bërë me autorizim nga prokuroria kompetente.

“Për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personave apo vendodhjes së tyre, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”- thuhet tutje në njoftimin e policisë.