Policia kërkon ndihmë për arrestimin e të dyshuarit për vjedhje të rëndë

Policia në Pejë ka kërkuar nga qytetarët bashkëpunim për arrestimin e një person të dyshuar.

Në njoftimin e saj policia me autorizim të Prokurorisë në Pejë ka publikuar fotografinë e personit të dyshuari, me qëllim të arrestimit të tij.


Policia ka shpallur në kërkim Armen Kadrirjaj, 30 vjeçar nga Vitomirica e Pejës, i cili kërkohet për një vjedhje të rëndë.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftimin e policisë.

Qytetarët që kanë informacione rreth të dyshuarit mund të njoftojnë policinë në numrat e telefonit 192 dhe 080019999 (pa pagesë), 039 432 32 numri kontaktues i Drejtorisë Rajonale në Pejë, si dhe në e-mail adresën [email protected].