Policia kërkon bashkëpunim për arrestimin e të dyshuarës për falsifikim të parave (FOTO)

Policia në Prizren kërkon bashkëpunim nga ana e qytetarëve për identifikimin dhe arrestimin e një gruaje, e cila është shpallur në kërkim nën dyshimin e falsifikimit të parave.

“E dyshuara kërkohet për veprën penale sipas autorizimit të Prokurorisë Themelore në Prizren: Falsifikim i parasë nga neni 296, paragrafi 2 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Policia ka kërkuar nga qytetarët që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkëngjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.