Aksioni i Policisë në Zubin Potok. Foto: Xhelal Sveçla/13.06.2024

Policia jep detaje rreth aksionit në Zubin Potok, çfarë armësh u gjetën në shtëpitë e të dyshuarve

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me aksionin që është zhvilluar më 13.06.02024 në Zubin Potok, për armëmbajtje pa leje.

Në raportin 24-orësh të Policisë thuhet se “si rezultat i angazhimit dhe punës së zyrtarëve policor, gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar disa armë”.

Policia bën të ditur se gjatë aksionit u konfiskua një armë e gjatë M-48, dy fishekë për pushkë gjuetie, katër telefona mobil, një laptop, një granat dore M-75 prodhim jugosllav, një radio lidhje “Baufeng” dhe një jelek taktik.

Në vazhdën e hetimeve, Policia ka kontrolluar edhe shtëpinë e një të dyshuari tjetër ku janë gjetur dhe sekuestruar: një pistoletë me karikator “Zoraki 917-T”, një kuti me katër fishekë për pistoletë, një kapelë me emblemë serbe dhe dy emblema me flamur serb.

PK njofton se lidhur me këtë rast është arrestuar një i dyshuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Aksion i Policisë në Ugljare të Zubin Potokut, dyshohet për posedim të armëve ilegale

Një i arrestuar pas bastisjes në Zubin Potok, Sveçla jep detaje se çka gjeti policia – Pamje