Policia jep detaje për zjarrin që përfshiu supermarketin 'Viva Fresh Store'

Policia e Kosovës njofton se në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri një supermarket në Ferizaj.

Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar.

Sipas njoftimin në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore dhe ekipet e zjarrfikësve të cilët kanë lokalizuar zjarrin.

Rasti ka ndodhur mbrëmë pas mesnatës.

Pamje pas shuarjes së zjarrit në Viva Fresh Store në Ferizaj