Policia jep detaje për zjarrin në Tregun e Gjelbër

Pak më herët u raportua për një zjarr në Tregun e Gjelbër n Zonën Industriale të Prishtinës.

Lidhur me incidentin Agron Borovci, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Prishtinës, ka thënë se rreth orës 16:00 është raportuar për disa depo të përfshira nga zjarri në Zonën Industriale në Prishtinë. 

Sipas tij, Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu  janë ftuar edhe zjarrfikësit me qëllim të pengimit të përhapjes së zjarrit. 

Lidhur me incidentin nuk raportohet për persona të lënduar.

 Sipas Borovcit, Policia ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve që konsistojnë në zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.​

Zjarr në tregun e gjelbër në Fushë Kosovë