Policia jep detaje për zjarrin në lagjen 'Tophane'

Rreth orës 12:10 është raportuar për një zjarr në një objekt banimi në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Prishtinë.

Agron Borovci, zëdhënës i Policisë për rajonin e Prishtinës ka bërë të ditur se ekipet e policisë dhe zjarrfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes,

Sipas tij, deri tani nuk ka raportime për ndonjë person të lënduar, përpos dëmeve materiale.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu  janë ftuar edhe zjarrfikësit me qëllim të menaxhimit të përhapjes së zjarrit. Deri më tani nuk raportohet për ndonjë person të lënduar, përveç dëmeve të konsiderueshme materiale”, ka thënë Borovci.

Objekti i përfshirë nga zjarri ndodhet afër shkollës ‘Meto Bajraktari’.

VIDEO – Përfshihet nga zjarri një objekt në lagjen ‘Tophane’ në Prishtinë