Shiriti i Policisë, FOTO-Ilustrim

Policia jep detaje për vdekjen e Fadil Syleviqit

Fadil Syveliq është gjetur sot pa shenja jete në afërsi të Liqenit të Badovcit.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, tha për KALLXO.com se rasti ka ndodhur në rrugën Mati e cila të shpie për tek Liqeni i Badovcit.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, ka kontaktuar familjarët e personit, si dhe ka ftuar prokurorin e shtetit dhe ekipet e mjekësisë urgjente.Ekipe të hetuesisë dhe krim-teknikës edhe në këto momente janë duke shikuar vendin e ngjarjes. Për informata të reja do t’ju njoftojmë me kohë”, konfirmoi Krasniqi.

KALLXO.com ka raportuar në lidhje me këtë rast.

(FOTO) Vendi ku u gjet i vdekur ish-polici, Fadil Syleviq