Policia jep detaje për plagosjen që ndodhi mbrëmë në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar sot se deri tek plagosja e djeshme në Prishtinë, erdhi pas një mosmarrëveshje mes dy personave.

Policia po ashtu ka njoftuar se i dyshuari është dërguar me urdhër të prokurorit në mbajtje.

Dje, është arrestuar një i dyshuar në rrugën ‘Gjorgj Bush’ në Prishtinë, pasi kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi tjetër, duke i shkaktuar lëndime.

Policia ka njoftuar se viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor nën përkujdesje policore.

KALLXO.com raportoi mbrëmë për këtë çështje.

Gjuajtje me armë në Prishtinë, lëndohet një person

.