Policia jep detaje për përleshjen në Spitalin e Prizrenit

Një përleshje në mes tre burrave dhe katër personave – personel mjekësor ka ndodhur mbrëmë në Urgjencën e Spitalit të Prizrenit.

Policia e Kosovës ka njoftuar se njëri nga të dyshuarit ishte lënduar në Prishtinë dhe ka kërkuar ndihmë në Prizren, por stafi mjekësor nuk e ka trajtuar rastin dhe aty ka nisur fjalosja.

Si pasojë e përleshjes lëndime të lehta trupore kanë pësuar edhe stafi mjekësor edhe të dyshuarit.

Tre të dyshuarit janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit njëri nga ta është dërguar në mbajtje ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.

Lidhur më këtë incident ka reaguar edhe kryeministri Avdullah Hoti, i cili e dënoi sulmin.