Goditet për vdekje një këmbësor në Sllatinë

Një këmbësor ka vdekur pasi është goditur nga një veturë në fshatin Sllatinë, në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë. Këmbësori dyshohet se është goditur nga një makinë. Rasti ka ndodhur rreth orës 20:35. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në polici për të vazhduar me procedurat e parapara për raste të tilla.