Ilustrim

Policia jep detaje për aksidentimin e veturës së FSK-së

Një aksident trafiku ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të afërsi të liqenit të Badocit.

Në këtë aksident janë përfshirë një veturë e FSK-së dhe dy vetura të tjera civile.

Zëdhënësja e policisë në rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti ka thënë për KALLXO.com se si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një person.

“Sot rreth orës 09:00 në rrugën Gjilan – Prishtinë në afërsi të liqenit të Badocit, ka ndodhur një aksident trafiku ku kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit, deri më tani një person është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.

Aksidentin e kanë konfirmuar për KALLXO.com edhe zyrtarë për informim në FSK.

“Po ka qenë një aksident nuk kemi të lënduar”, tha shkurt Ibrahim Shala nga FSK