Policia jep detaje në lidhje me aksidentin në Stanovc të Vushtrrisë

Një aksident trafiku ka ndodhur në Stanovc të Vushtrrisë më 21.05.2024 rreth orës 08:40. Nga pamjet që ka siguruar KALLXO.com, një veturë është rrokullisur si pasojë e aksidentit.

KALLXO.com ka kontaktuar me zëdhënësin e Policisë së Kosovës, Avni Zahiti, i cili tha se në aksident janë përfshirë një kamion dhe një veturë.

Zahiti deklaroi se përveç dëmeve materiale, si pasojë e aksidentit ka pësuar lëndime edhe shoferi i veturës.

“Aksident trafiku me lëndime, i ndodhur sot rreth orës 08:40 në rrugën nacionale Mitrovicë- Prishtinë, përkatësisht në segmentin rrugor në fshatin Stanovc. Në aksident janë përfshirë një kamion dhe një veturë. Përveç dëmeve materiale si pasojë e aksidentit, shoferi i veturës ka  pësuar lëndime”- ka deklaruar Zahiti për KALLXO.com.

KALLXO.com sjell pamje nga vendi i ngjarjes.