Policia heton katër raste të vdekjeve në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se në rajonin e Prishtinës janë raportuar katër raste të vdekjeve.

Në raportin policor thuhet se këto raste janë trajtuar nga njësitë përkatëse policore.

“Lidhur me rastet, vdekjet e 4 viktimave meshkuj kosovarë i kanë konfirmuar mjekët kompetent”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

Me urdhër të prokurorit kujdestar trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

 

Shënim: Teksti është redaktuar me qëllim të qartësimit se rastet e raportuara nga Policia në raportin 24-orësh nuk janë të ndërlidhura.