Policia e Kosoves

Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Policia gjen rreth 40 fishekë gjatë bastisjes së një shtëpie në Prishtinë

Gjatë bastisjes së shtëpisë të një personi të dyshuar, policia ka gjetur dhe konfiskuar rreth 38 fishekë të kalibrit 9x19mm si dhe një fishek të kalibrit të panjohur.

Sipas policisë, me vendim të prokurorit, rasti ka kaluar në procedurë të rregullt.

Bastisja ka ndodhur në rrugën ‘Uran Ajeti’ rreth orës 16:25, derisa rasti po trajtohet si ‘Armëmbajtje pa leje’.

“Njësitë policore gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar kanë gjetur dhe konfiskuar rreth 38 fishekë të cal.9×19 mm si dhe një fishekë te cal. të panjohur. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt” – thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.