Ilustrim

Iu gjetën 53 monedha dy euroshe që dyshohet të jenë të falsifikuara, arrestohet i dyshuari

Një pistoletë me katër fishekë dhe një qese me 53 monedha nga 2 euro që dyshohen të jenë të falsifikuara, ishin shkaku i arrestimit të një personi të enjten..

Arrestimi i të dyshuarit ka ndodhur në rrugën “Ali Vitija” në Prishtinë.

Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari është dërguar në mbajtje, me vendim të prokurorit.