Policia gjen pajisje bixhozi në Skenderaj, arrestohet një burrë

Policia e Kosovës e ka arrestuar një burrë në Skenderaj pasi gjatë kontrollit në lokalin e tij, janë gjetur dhe konfiskuar pajisje bixhozi.

Sipas PK-së, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 15:45.

Provat materiale njofton policia janë: Tre televizorë për shërbime të basteve, katër monitorë, katër shtëpiza, 8 topa letër për printime,  tre tastiera , 20 tiketa, një libër i basteve,  1×100 euro, 2×20 euo, 16×5 euro, 3×2 euro, 11×1 euro, 52×05 cent, 23×0.10 cent, 9×0.5cent dhe një lexues i tiketave.

Sipas policisë, pas intervistimit me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti po trajtohet si “Organizim i skemave piramidale”.