Policia/Ilustrim

Policia gjatë bastisjes në Vushtrri sekuestron armë e municion

Policia në rajonin e Mitrovicës ka njoftuar se ka sekuestruar një armë dhe një sasi të municionit gjatë një bastisje në Vushtrri.

Sipas njoftimit të bërë nga ana e policisë, mbi bazën e informacionit dhe dyshimeve të arsyeshme Policia e Kosovës, në orët e mesditës së sotme, në Vushtrri, ka realizuar bastisje në një shtëpi private.

Policia ka bërë të ditur se bastisja është realizuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, me ç’rast si rezultat i bastisjes është gjetur dhe është sekuestruar një armë e llojit pistoletë dhe një sasi municioni.

“Në cilësi të të dyshuarit për posedim ilegal të armës është intervistuar një person, ku pas procedurave të intervistimit i dyshuari është liruar për procedurë të rregullt. Ndaj tij është iniciuar rast për vepër penale ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”, thuhet në njoftimin e policisë.