Ilustrim

Policia e Kosovës ‘në hall’ me paratë e falsifikuara në Graçanicë

Gjatë ditës së djeshme dy punëtorë të bankave në Graçanicë, kanë kërkuar ndihmë nga Policia e Kosovës pasi atyre u kishin shkruar klientë me kartëmonedha false.

Gjatë numërimit të parave, punëtoret kanë vërejtur dyshimet se paratë mund të jenë të falsifikuara.

Fillimisht, njëra nga punëtoret kishte hasur në një kartëmonedhë të 50 eurove që dyshohet se është e falsifikuar, ndërsa pak orë më vonë një punëtore tjetër kishte hasur në kartëmonedhën prej 100 eurove që dyshohet se është e falsifikuar po ashtu.

Policia e Kosovës ka njoftuar se këto dy raste janë duke u hetuar.