Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Dyshohet për deponim të parave të falsifikuara, punëtorja e bankës lajmëron policinë

Një punëtore e një banke në Prishtinë ka raportuar të entjen një rast të falsifikimit të parave në Policinë e Kosovës.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ukshin Hoti” në kryeqytet rreth orës 08:55.

“Ankuesja ka raportuar nga persona të ndryshëm janë deponuar një shumë parash, 1 x 50 euro, 256 x 1 euro dhe 130 x 2 euro që dyshohet të jenë të falsifikuara” – thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Sipas raportimit të ankueses, paratë dyshohet se janë deponuar gjatë muajit gusht dhe shtator.

Në raportin policor është thënë se monedhat janë konfiskuar, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori.