Ilustrim

Policia arreston 5 të dyshuar për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm

Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona të dyshuar për dy raste të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm.

Sipas njoftimit të Policisë, personat e arrestuar janë: R.P., 17 vjeçar, E.P., 18 vjeçar, R.S., 19 vjeçar, A.P., 19 vjeçar, dhe  G.P., 20 vjeçar, të gjithë shtetas të Kosovës.

Sipas Policisë, këta persona dyshohet se janë përfshirë në rastet e raportuara më 29 mars dhe 16 prill të vitit 2020.

Policia njofton e njësiti i hetimeve ka arritur të gjejë dhe sekuestrojë një armë automatike (e tipit Thompson) dhe disa prova të tjera që mund të shërbejnë në procedura të mëtejme gjyqësore.

Personat e dyshuar janë intervistuar nga ana e hetuesve dhe pas intervistimit me aktvendim të prokurorit janë dërguar në qendrën e mbajtjes.