Polici në gjendje të dehur përfshihet në rrahje, suspendohet nga detyra

Një zyrtar policor me iniciale D.V., në gjendje të dehur është përfshirë në një rrahje.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal apo kafeteri në Mitrovicën e Veriut.

Siç mëson KALLXO.com i njëjti është pjesëtar i Policisë në stacionin policor të Mitrovicë së Veriut.

Polici ishte përfshirë në rrahje me disa qytetarë, ku këta të fundit kanë pësuar edhe lëndime trupore.

I njëjti polic është suspenduar për 72 orë me rekomandim të Inspektoratit Policor të Kosovës.

Këta të fundit kanë filluar një plan operativ për të vëzhguar zyrtarët policorë nëse të njëjtit po veprojnë sipas rregullave dhe detyrave të cilat u janë dhënë në lidhje me masat e vendosura kundër COVID-19.

IPK vazhdon monitorimin e zbatimit të masave anti-Covid nga Policia e Kosovës