IPK vazhdon monitorimin e zbatimit të masave anti-Covid nga Policia e Kosovës

Inspektorati Policor i Kosovës është duke vazhduar monitorimin e zbatimit të masave Anti-Covid nga Policia e Kosovës.

Sipas një komunikate për media, IPK do të mbikëqyr në mënyrë rigoroze zbatimin e masave nga PK dhe do të ndërmerr masa konform mandatit ligjor për të gjitha shkeljet që evidentohen gjatë zbatimit të planit.

“UD Kryeshefi Ezkekutiv i IPK-së ka autorizuar punonjësit e IPK-së për vazhdimin e Planit Operativ për monitorimin e zbatimit të masave Anti-covid nga Policia e Kosovës. Si institucion me përgjegjësi në mbikëqyrjen dhe kontrollin ndaj Policisë, në koordinim edhe me institucionet përgjegjëse të zbatimit të ligjit Anti-covid, IPK do të kontribuoj në rritjen e nivelit të zbatimit të masave nga Policia e Kosovës përmes planit të monitorimit”, thuhet në postimin e publikuar në rrjetin social “Facebook”.

Sipas tyre, të gjitha institucionit duhet të jenë në nivel të detyrës, në mënyrë që të kontribuohet në uljen e nivelit të infeksionit dhe qytetarët të sigurohen që masat po zbatohen në mënyre të drejtë ndaj të gjithëve.