Polici i plagosur në Suharekë, jashtë rrezikut për jetën

Një polic është plagosur gjatë një grabitje të armatosur në një argjendari që ka ndodhur në Suharekë sot pasdite.

Lidhur me rastin KALLXO.com ka kontaktuar Kryeprokurorin e Prizrenit, Admir Shala.

Ai ka thënë se aktualisht është duke shkuar në vendin e ngjarjes dhe se polici i plagosur është jashtë rrezikut për jetë.

“Jam duke shku në vendin e ngjarjes, është një polic i plagosur është jashtë rrezikut për jetë. Ta shohim në vendin e ngjarjes çka ka ndodhë” – tha Shala.

Ai tutje tha se të dyshuarit janë në arrati dhe në kërkim policor.