Polica në Pejë kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e një personi

Policia në Pejë ka njoftuar se është në kërkim të të dyshuarit Labinot Syla, 25 vjeçar nga fshati Açarevё i Skenderajt.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftim.

Syla akuzohet për veprat, “Vjedhje e rёndё, Lёndim i rёndё trupor, Pengim i personit zyrtar nё kryerjen e detyrёs zyrtare”

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës janë  192 dhe 080019999, Drejtoria Rajonale Pejë 039 432 327.