Fshati Llugë, shtrohet rruga në ditën e zgjedhjeve

Podujevë - Rrugët po shtrohen me zhavorr në ditën e zgjedhjeve në fshatin e Bulliqit - VIDEO

Në fshatin Lluga të Komunës së Podujevës është duke u shtruar rruga me zhavorr pikërisht në ditën e zgjedhjeve.

Edhe pse ditë e dielë, kompania e kontraktuar nga Komuna e Podujevës nuk i kanë ndalur punimet dhe është duke e shtruar rrugën me zhavorr pikërisht në ditën e zgjedhjeve.

Gazetari i KALLXO.com nga vendi i ngjarjes raporton se buldozeri është duke vazhduar me punët në shtrimin e zhavorrit në një rrugë në fshatin Lluga.

Fshati Llugë, shtrohet rruga në ditën e zgjedhjeve
Fshati Llugë, shtrohet rruga në ditën e zgjedhjeve
Fshati Llugë, shtrohet rruga në ditën e zgjedhjeve
Fshati Llugë, shtrohet rruga në ditën e zgjedhjeve
Fshati Llugë, shtrohet rruga në ditën e zgjedhjeve

KALLXO.com gjatë ditës së sotme raportoi se sheshi qendrorë i Podujevës i cili u përurua pakë ditë më parë, nuk është i përfunduar plotësisht.

Sheshi i përuruar në kohë fushate në Podujevë, ende i pa përfunduar