Sheshi i përuruar në kohë fushate në Podujevë, ende i pa përfunduar

 

Sheshi kryesor në Podujevë “Bulevardi i Dëshmorëve”, që u përuara para disa ditësh, nuk ka përfunduar në tërësi.

Pamjet nga tereni dëshmojnë se në dy anët e sheshit ka ende punë të papërfunduara.

Poashtu eskavatorët dhe kockat janë ende në hapësirat e sheshit.

Shaktet që janë të vendosura në shesh nuk janë mbyllur tërësisht. Ato janë mbuluar me disa dërrasa, që lë të kuptohet se punimet do të vazhdojnë.

Në  komunën e Podujevës po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës. Numri i votuesve atje, sipas KQZ-së, është 87 mijë 381, të cilët janë të shpërndarë në 45 qendra të votimit me gjithsej 115 vendvotime.