Podujevë, raportohet i zhdukur një person

Policia e Kosovës, ka njoftuar se më 16 shkurt rreth orës 11:00, në fshatin Majac të komunës së Podujevës, kanë pranuar një ankesë nga një person, që vëllai i tij është zhdukur.

Sipas policisë, viktima është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se vëllai i tij viktima mashkull kosovar, është larguar nga shtëpi dhe nuk është kthyer më”, thuhet në raport të policisë.

Rasti për personin e zhdukur sipas policisë është duke u hetuar.