foto: Ilustrim
Podujevë, e shantazhonte viktimën me publikim të fotove intime
24.11.2019 - 11:47
Një person është arrestuar në Podujevë nën dyshimin se e shantazhonte viktimën me publikim të fotove intime.
Rasti ka ndodhur të premten rreth orës 3:30.
Sipas Policisë, i dyshuari për disa ditë me radhë kishte shantazhuar viktimën e gjinisë femërore nëpërmjet rrjetit social Instagram duke i kërkuar të holla në shumë prej 300 (treqind) euro ose në të kundërtën do i publikonte fotografi intime të saj pasi që i dyshuari më parë kishte qenë në lidhje me të.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.