Podujevë, arrestohet një person për sulm seksual ndaj një gruaje

Policia në Podujevë ka arrestuar një person nën dyshimin se e ka sulmuar seksualisht një grua. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 28.05.2024, rreth orës 12:40.

Rasti është inicuar si ‘sulm seksual’.